Policia në Shtime ka gjetur një pushkë gjysmë automatike në një automjet mbrëmë rreth orës 20:30.
Sipas njoftimit, automjeti është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor bashkë me veturën. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit është konfiskuar.
I dyshuari M.A, 45 vjeç është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti vazhdon të trajtohet nga hetuesit e stacionit policor në Shtime.
