Një plagosje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gojbul të Vushtrrisë.
Lidhur me rastin ekskluzivisht ka raportuar Klankosova.tv.
Sot, policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje.
Sipas organeve të rendit viktima ishte qëlluar me armë zjarri derisa po e ruante një pronë private.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.