Live

Policia konfirmon therjen me thikë në Mitrovicë, një person i lënduar

14:35 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin fillestar të Klankosova.tv, lidhur me një incident me thikë të ndodhur sot në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, bëri të ditur se rreth orës 11:45 është pranuar një informatë për një person të lënduar.

“Sipas të dhënave fillestare, viktima – mashkull kosovar – ka kërkuar trajtim mjekësor pasi ishte sulmuar me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë”, tha Zaiti.

Rasti në hetim nga policia!

Shpërndaje në

U Kopjua