Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar po e zhvillon një aksion në veri.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori për Veriun, Veton Elshani.
“Po, kemi hyrë në tri lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut dhe një në Zveçan. Kemi dyshime për posedim të armëve. Për momentin të arrestuar s’ka. Detaje tjera do të japin nga Krimi i Organizuar”, deklaroi ai.
“Ne kemi qenë në asistim të njësive nga Prishtina”, theksoi Elshani.