Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.
Për këtë rast u arrestuan pesë policë nën dyshimin se kryen veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, njofton Klankosova.tv.
E zakonisht kur ndodh një ngjarje pas mesnate, policia raporton të nesërmen në mëngjes, përmes raportit 24 orësh, gjë e cila sot ndodhi me rastin e Agonit.
Në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim në lidhje me këtë ngjarje.
Ndryshe, mbrëmë pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së këtij 27-vjeçari, gjë të cilën e ka raportuar Klankosova.tv e më pas e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.