Live

Policia parandalon trafikimin e mbi 32 kilogramëve drogë nga Shqipëria në Greqi

12:02 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Në një operacion të përbashkët, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë kanë parandaluar një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit, bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 32.3 kilogramë kanabis, të cilat ishin të fshehura në 20 pako të mbushura me lëndë narkotike, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Operacioni u zhvillua në zonën midis fshatrave Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, ku shërbimet e Policisë Kufitare, të patrulluar nga patrullat e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, konstatuan dy burra që transportonin çanta me përmbajtje dyshuese. Kur ata panë policinë, personat kanë braktisur çantat dhe janë larguar në thellësi të territorit kufitar, duke shmangur arrestimin.

Çantat janë kontrolluar nga grupi hetimor, i cili ka konfirmuar se ato përmbanin 20 pako me kanabis me një peshë totale prej 32.3 kilogramë.

Ndërkohë, një person është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në

U Kopjua