Live

Policia tregon si erdhi deri te aksidenti në Pejë, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë – arrestohet shoferi i njërës veturë

20:53 / 09 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës Pezho ( i dyshuar) gjatë përballë kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dergoht në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Ju informojmë se me datë 09 korrik 2025, rreth orës 12:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Nabergjan-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës Pezho ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa katër tё lënduarit tjerё janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve njëri nga të lënduarit është dёrguar nё QKUK-Prishtinë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dergoht në ndalim për 48 orë.

Shpërndaje në

U Kopjua