Live

Policisë serbe i ikën i arrestuari nga duart – e fusin në veturë, por ai del nga dera tjetër

09:02 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një video e xhiruar diku në Serbi është bërë virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihen policët serbë duke arrestuar një burrë, por duket se plani i tyre nuk ka shkuar ashtu siç e kishin parashikuar.

Pasi e futën burrin në veturën e policisë, ai arriti të arratiset në mënyrë befasuese, duke dalë nga dera tjetër e makinës – me një lëvizje të shpejtë dhe thuajse pa u vënë re.

Shpërndaje në

U Kopjua