Live

Pos Galatës edhe Fenerbahçe interesohet për Xhakën

18:08 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Granit Xhaka mund të largohet nga skuadra e Bayer Leverkusenit në verë.

Për Xhakën ka shprehur interesim gjiganti turk, Fenerbahçe.

Mediumi turk “Aspor” ka raportuar të martën se menaxheri i Xhakës është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Leverkusenit.

Te skuadra e Fenerit dëshirojnë që të bëjnë ndryshime në mesfushë dhe kanë nevojë për një lojtar si Xhaka, raporton Koha.net.

Për ish-futbollin e Arsenalit më herët ka shprehur interesim edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

32-vjeçari Xhaka është lider i Leverkusenit. Me Leverkusenin ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën gjermane në edicionin e kaluar.

Më herët presidenti i Bayer Leverkusenit ka theksuar se Xhaka nuk do të largohet.

Shpërndaje në

U Kopjua