Një burrë është arrestuar në fshatin Jahoc të Gjakovës, nën dyshimin se kishte publikuar foto me armë zjarri.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri. Arma e zjarri është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.