Live

Presidenca nënshkruan kontratën 273 mijë euroshe për blerjen e biletave të aeroplanit

23:15 / 24 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Presidenca e Kosovës ka nënshkruar kontratën në vlerë 273 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit.

Në dosjen e tenderit figuron se për këtë periudhë kohore parashihet furnizimi me 700 bileta, apo rreth 390 euro për biletë. Kohëzgjatja e kontratës është për 24 muaj.

Me kontratë është shpërblyer kompania “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K, e cila ka fituar disa tender për këto shërbime edhe nga Ministritë e Qeverisë Kurti e Kuvendi. Se për cilat relacione do të blihen këto bileta, nuk është definuar.

“*Vlera e biletës prej 390 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. *Tarifa e shërbimit duhet dhënë vetëm me dy numra pas presjes dhjetore, (p.sh. 2.55 €). Çdo numër i shënuar pas dy (2) numrave të presjes dhjetore nuk do te merret për bazë në llogaritje te vlerës së ofertës”, theksohet në dosje.

Kontrata është nënshkruar më 20 shkurt 2025.

Shpërndaje në

U Kopjua