Presidenca e Kosovës ka deklaruar se po presin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të që të dalë me një njoftim të ri për shkeljet që kanë gjetur në propozimin për dekretimin Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit.
“Të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, thuhet nga presidenca.
Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media, kishte deklaruar se nuk e ka dekretuar Isufajn për kryeprokuror për shkak se kishin gjetur disa shkelje ne proces./kosovalive.net