Live

Presidentja Osmani fton në takim liderët e partive politike

15:05 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike, transmeton Klankosova.tv.

“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – tha Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës.

Kujtojmë se për 14 herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit.

Vetëvendosje po insiston në Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, emër ky që po refuzohet nga partitë e tjera, të cilat po e shohin si figurë përçarëse.

Shpërndaje në

U Kopjua