Live

Presidentja Osmani përkujton akademikun Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes

09:54 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e vrasjes së akademikut Fehmi Aganit.
Siç shkruhet në njoftimin e presidencës në Facebook, “ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë.
E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë.
Kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.
Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit”, shkruhet tutje në postim.

Shpërndaje në

U Kopjua