Live

Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

17:25 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën që mbajti për media foli edhe për votimin e fshehtë, për të cilin tha se nuk e kanë trajtuar pasi dy kërkesa lidhur me këtë çështje janë para Gjykatës Kushtetuese.

Osmani theksoi se nuk e kanë parë të nevojshme ta trefishojnë kërkesën e njëjtë, por tha se shpreson që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje.

“Ne nuk e kemi trajtuar këtë çështje për shkak se është trajtuar në dy kërkesa të reja që janë për momentin para Gjykatës Kushtetuese, e dorëzuar nga PDK dhe LDK, nuk kemi menduar që është e nevojshme ta trefishojmë kërkesën e njëjtë. Dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë çështje të ketë përgjigje”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv

Në konferencën për media, Osmani tha ka kërkuar nga Kushtetuesja masë të përkohëshme për pëzullimine afatit.

Shpërndaje në

U Kopjua