Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për siç thotë ai “vazhdimin e vizionit për kryeqytetin”, shkruan Periskopi.
Tutje Abdixhiku nuk la pa thumbuar edhe partinë në pushtet.
Postimi i plotë:
Punë e punëtori.
Ekipi i Prishtinës në nisje.
Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores.
Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.
Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet.