sh-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se profesoresha e Fakultetit Juridik dhe njëherësh gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Remzije Istrefi – Peci, e ka fituar çmimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky çmim ipet nga Samiti Global mbi Kushtetutshmërinë që organizohet nga Universiteti i Texasit, i vendosur në Austin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, njoftoi Jahjaga.
Ajo theksoi se gjyqtarja dhe profesoresha Remzije është shembull dhe pasqyrë e grave shqiptare, dhe model për vajzat e reja!
“Urime e dashur Profesoreshë Remzije, më se i merituar! Qoftë ky vetëm një nga sukseset e juaja në detyrën tuaj të shenjtë!”, theksoi ajo.