Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i pozitës” apo autoritetit zyrtar” dhe “përvetësimi në detyrë”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’ bazuar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ në bazë të nenit 418 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria shtoi se personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik”.