Live

Promovoi diversitetin në radhët e ushtrisë, si e shkarkoi presidenti amerikan Gjeneralin CQ Brown

15:11 / 22 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gjenerali CQ Brown duhet të shkarkohet për shkak të fokusit të tij ‘të tepërt’ te diversitet, barazia dhe programet e përfshirjes në ushtri, u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth, që para se të merrej vendimi për Gjeneralin.

Hegseth ka shprehu vazhdimin dyshimin nëse Brown ishte emëruar në këtë detyrë për shkak të aftësive të tij apo vetëm për arsyen se ishte me ngjyrë.

Edhe pse Hegseth ishte takuar rregullisht me Brown që kur ish-prezantuesi i Fox News mori detyrën kryesore në Pentagon muajin e kaluar, ai kishte vënë në dyshim hapur nëse Brown ishte emëruar kryetar sepse ishte i zi. “A ishte për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës? Apo aftësitë e tij? Nuk do ta dimë kurrë, por gjithmonë dyshojmë”, ka deklaruar më herët Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Brown ishte oficeri i dytë me ngjyrë që mbajti këtë post, që ka si detyrë dhe këshillimin e presidentit dhe sekretarit të mbrojtjes për sigurinë kombëtare.

Por, këtë fundjavë, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi shkarkimin e tij, një vendim i marrë në kuadër të fushatës për të ‘spastruar’ ushtrinë nga liderët që mbështesin diversitetin dhe barazinë.

Dua ta falenderoj Gjeneralin Charles ‘CQ’ Brown për mbi 40 vitet e shërbimit të tij për vendin tonë, përfshirë edhe si shefi i tanishëm i shtabit të përgjithshëm. Ai është një xhentëllmen i mirë dhe një udhëheqës i dalluar, dhe i uroj një të ardhme të shkëlqyer atij dhe familjes së tij”, shkruajti Presidenti Trump në median sociale.

Shpërndaje në

U Kopjua