Rozana është shprehur se Gjesti ka bërë një fushatë kundër Eglit dhe për këtë arsye ajo humbi përballë Laertit në televotimin për finalistin e dytë të “Big Brother VIP 4”.
Teksa pyeti Gjestin se pse nuk fitoi mbrëmë Egli, ai iu përgjigj:
“Ti e di të vërtetën dhe nuk e thua këtu se nuk guxon”.
Ndërkohë Rozana iu drejtua duke i thënë se ai ka bërë fushatë kundër banores dhe që është munduar që me anë të saj të pastrojë imazhin e tij.
“Ti brenda e kishe Eglin, i fute një njeri tjetër në krevat, nuk e respektove, e nxore jashtë dhe i kape faqen e i the ‘shko se nuk je mirë’. Kur e pe që të thanë opinionistët që s’po bën asgjë, erdhi Egli dhe të duhet ndihma e saj. Nuk është se ti e ndihmon Eglin, ajo të ndihmon ty. Ti e di që të duhet ndihma e Eglit, po të mbështesë Egli e rregullon imazhin tënd”, i tha këngëtarja e njohur.
Pjesë nga debati:
Rozana: Gjesti pse mendon se nuk fitoi Egli dje?
Gjesti: Edhe ti e di
Rozana: Unë e di
Gjesti: Ti e di të vërtetën dhe nuk po e thua këtu se nuk guxon
Rozana: Unë mendoj se ti ke bërë një fushatë kundër Eglit. E ke bërë me Livian, e ke bërë me Valbonën dhe e ke bërë me Eglin. Që do të thotë se unë nuk mendoj se ti nuk ke fansa jashtë, ti ke fansa jashtë, por mendoj se fansat e tu e kanë kuptuar që ti je shumë gënjeshtar ashtu siç edhe ti e njeh veten që je. Ti në saj të Eglit ke menduar të pastrosh imazhin tënd jashtë.
Gjesti: O t’a hëngsha shpirtin, o shpirti im
Rozana: Ti brenda e kishe Eglin, i fute një njeri tjetër në krevat, nuk e respektove, e nxore jashtë dhe i kape faqen e i the ‘shko se nuk je mirë’. Kur e pe që të thanë opinionistët që s’po bën asgjë, erdhi Egli dhe të duhet ndihma e saj. Nuk është se ti e ndihmon Eglin, ajo të ndihmon ty. Ti e di që të duhet ndihma e Eglit, po të mbështesë Egli e rregullon imazhin tënd
Gjesti: Merru me Laertin ti, keni luajtur bashkë, a jeni kënaqur bashkë. A je finaliste, nuk dua të merrem me ty, e kam luftën me këta të tjerët se ti je më e forta.
Egli: Pse ke fjet dje me Eglin? Të nevojitet Egli me pastru imazhin? Pse pranove?
Gjesti: Unë nuk dua të të tregoj ty se ça bëj unë me femrën, ose me gruan apo me motër, nënë e babë.
Rozana: Ti nuk e ke as femër dhe as grua. Ti ke thënë e kam të dashur dhe më ke thënë mua se ‘kam thënë se e kam puthur dhe më vjen turp’.