Google është dënuar 50 Milion Euro nga CNIL ( Autoriteti Francez për Mbrojtjen e te Dhënave Personale).
Google është dënuar për shkak te shkelje te GDPR. Për mungesa se transparencës dhe mungese se informimit te duhur me rastin e përpunimit te te dhënave, si dhe mungesën e pëlqimit valid me rastin e përpunimit te te dhënave personale për marketing digjital.
Ne pajtim me nenin 4 te GDPR ‘pëlqim’ i subjektit të të dhënave duhet te jete dhënë lirisht, specifik, dhe te jete informuar dhe i qartë lidhur me atë se për çka jep pëlqimin.
Gjersa ne pajtim me nenin 5 te GDPR te dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente në lidhje me subjektin e të dhënave.
Google ka dështuar te informoj shfrytëzuesit e saj lidhur me te gjitha proceset e përpunimit te te dhënave personale, dhe te marr pëlqimin për çdo proces te përpunimit sa i përket marketingut digjital!