Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-1 në udhëtim ndaj Saint-Etienne në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit francez.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit të cilët realizuan përmes Lucas Stassin në minutën e nëntë për rezultatin 1-0.
Pas këtij goli të pësuar erdhi reagimi i PSG-së të cilët në vazhdim u treguan të pamëshirshëm duke realizuar plotë pesë gola.
Për të barazuar rezultatin u përkujdes Goncalo Ramos i cili në minutën e 43-të u tregua i saktë nga penalltia për 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët gjetën menjëherë golin e përmbysjes përmes Khvicha Kvaratskhelia (50’) i cili realizoi për 2-1 pas një gabimi amatoresk të lojtarëve vendas.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm tre minuta më vonë në skenë doli Desire Doue (53’) i cili shfrytëzoi një tjetër gabim të vendasve për rezultatin 3-1, shkruan Telegrafi.
Për rezultatin 4-1 u përkujdes Joao Neves i cili realizoi gol në minutën e 62-të, teksa për 5-1 në skenë sërish doli Doue i cili realizoi golin e tij të dytë në minutën e 67-të.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes i riu Ibrahim Mbaye, i cili në minutën e 90-të shënoi për 6-1 pas asistimit të Bradley Barcola.