Live

Publikohen pamjet e varrit të Papa Françeskut

14:11 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Janë publikuar pamjet e varrit të Papa Françeskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.

Një trëndafil i vetëm i bardhë u fotografua mbi varrin prej guri që mban emrin me të cilin ai njihej gjatë papatit të tij, me një kryq të ndriçuar që gjendej poshtë.

Papa u varros në kishë – një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian që e vizitonte rregullisht gjatë kohës së tij si kardinal dhe pontifik.

Ndryshe, në funeralin e Papa Françeskut që u mbajt të shtunën e 26 prillit morën pjesë rreth 250 mijë njerëz, sip raportuan mediet në Vatikan.  /Klankosova.tv

Getty Images Një trëndafil i bardhë shtrihet mbi varrin e Papa Françeskut në ditën e parë të hapjes për publikun në bazilikën Santa Maria Maggiore në Romë

Shpërndaje në

U Kopjua