Live

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë edhe sot grevën përpara Komunës

08:41 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara Komunës,  njofton Klankosova.tv.

Qëllimi i grevës është paga më të mira, kushte të dinjitetshme pune dhe furnizim me derivate për mjetet e punës, kanë bërë të ditur punëtorët.

Shpërndaje në

U Kopjua