Live

Putin njofton armëpushim të përkohshëm, ja çfarë u tha në deklaratë

18:25 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një deklaratë që konfirmon se Rusia do të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake nga ora 18:00 me orën e Moskës sot deri në mesnatën e 21 prillit .

Ministria thotë se të gjitha veprimet ushtarake janë urdhëruar të ndalen, duke shtuar se vendimi ishte marrë duke pasë për bazë humanitarizimin shkruan BBC.

Ata thonë se presin që pala ukrainase të bëjë të njëjtën gjë.

“Në të njëjtën kohë, trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Shpërndaje në

U Kopjua