Live

Qëllohet me vezë kryetari i Nishit, Vuçiqit i anulohet tubimi me mbështetësit

10:39 / 22 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mbështetësit e presidentit serb, AleksandarVuçiq kanë anuluar mbrëmë një takim në Nish pasi në qendër të qytetit, ku ishte planifikuar të mbahej një tribunë e Partisë Progresive Serbe (SNS) me pjesëmarrjen e krerëve të partisë, u mblodhën shumë protestues.

Disa nga protestuesit hodhën vezë drejt përfaqësuesve të Vuçiqit.

Me vezë u qëllua edhe kryetari i komunës së Nishit, Dragoslav Pavloviq, i cili gjithashtu u spërkat me një lëng të panjohur. Në rrjetet sociale u shfaq një video e incidentit.

Një tjetër video tregon se edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Nish, Milorad Jerkan, u përball me një situatë të ngjashme.

Studentët njoftuan se gjatë mbrëmjes është arrestuar shoku i tyre nga Fakulteti Juridik, Mateja Nikoliq. Para Drejtorisë së Policisë në Nish u mblodhën studentë, si dhe deputetet e opozitës, Jelena Millosheviq dhe Ana Erakoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua