Live

Qeveria kërkon të raportohet dhuna në Ditën e Eleminimit të Dhunës në Baza Gjinore

11:44 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Njëzetepesë nëntori është Dita e Eleminimit të Dhunës në Baza Gjinore. Po në këtë ditë, vendi u trondit me një vrasje të një gruaje në Prishtinë.

Një burra 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij 63 vjeçe sot në kryeqytet.

Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka dërguar sot mesazhe, ku kërkon të raportohet dhuna.

“Dhuna në familje dhe në baza gjinore nuk duhet toleruar. Raportimi është hapi i parë drejt adresimit të këtij krimi. Raporto! 192”, thuhet në mesazhin e MD-së.

Shpërndaje në

U Kopjua