Live

Qeveria largoi stikerat për veturat nga Serbia, thotë se e bëri si “akt i fqinjësisë së mirë”

09:09 / 05 Janar 2024

Nga Kosova Live

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Komunikata e Zyrës së Kryeministrit thotë se “heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Sipas njoftimit, vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kujtojmë se prej 1 janarit, Serbia ka marrë vendim që t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës, pa u vendosur stikera.

Shpërndaje në

U Kopjua