Live

Qeveria nuk e ndihmon Gjilanin për krizën e ujit të pijshëm

13:32 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë përgjigje kompanisë së ujësjellësit “Hidromorava”, e cila ka kërkuar 650 mijë euro për shpimin e puseve të reja në Komunën e Gjilanit, me qëllim që të stabilizojë furnizimin me ujë të pijes.

Drejtuesit e kompanisë “Hidromorava”,  kanë thënë se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj askush nuk i ka kthyer përgjigje në kërkesën e tyre, megjithëse kjo përbërje e Qeverisë vazhdon t`i kryejë detyrat, raportoi të premten gazeta “Koha Ditore”.

Kjo ka bërë që kompania dhe komuna të shohin opsione të tjera për realizimin e këtij projekti. Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Muhamed Suliqi, deklaron se nuk do të ketë mundësi që projekti të realizohet në tërësi për shkak të kostos, mirëpo ata do të hulumtojnë mjetet në buxhetin e tyre, që do të ndahet për shpimin e disa puseve.

Shpërndaje në

U Kopjua