Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të mbledhë sot ministrat në mbledhjen e radhës të Qeverisë.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë gjithsej 17 pika.
Ndër të tjera ekzekutivi sot do të shqyrtojë propozim-vendimin për shpalljen e datës 11 korrik, ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në mbledhjen e sotme po ashtu do të shqyrtohet propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programi Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Në mbledhjen e sotme pritet të merren disa vendime për shpronësime, e po ashtu do të shqyrtohet edhe Drafti i Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani i Veprimit.
Mbledhja e Qeverisë pritet të nisë në ora 14:00.