Live

Quni me postim prekës për humbjen e mikut që vdiq në vetaksident

21:40 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka shkruar për humbjen e mikut të tij Enver Kolgeci, i cili vdiq mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një vetaksidenti në Suharekë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Quni shkroi se është krenar që ka njohur një mik aq të veçantë.

“Lamtumirë Enver Kolgeci Miku im Enver, ike herët duke m’i lënë vetëm kujtimet. Do të të kujtoj me të gjitha ato vlera njerëzore; i drejtë e i sinqertë, këmbëngulës, gazmorë e i fjalës. Ishe shembull se si me modesti ju gëzoje fitoreve e sa me dinjitet i përballoje humbjet dhe dhimbjet. Jam krenar që të njoha dhe të kisha mik të veçantë! Pushofsh në paqe!”, shkroi Quni.

Shpërndaje në

U Kopjua