Pas ndërprerjes së seancës së 47-të, deputetët e ish-opozitës qëndruan në sallën e Kuvendit duke zhvilluar debat.
Deputeti i LDK-së Anton Quni, ftoi për kompromis dhe unitet.
Quni tha se kjo nuk është një ëndërr e paarritshme, por një domosdoshmëri për të përballuar sfidat aktuale.
“Për Kosovën, krijimi i unitetit nuk është utopi, por një domosdoshmëri për të adresuar rreziqet aktuale,” u shpreh Quni.
Derisa sot për herën e 47-të dështoi të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.