Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.
Në ndërkohë qytetarët e tri fshatrave Terrnav, Bellopoj, Halabak, kanë bllokuar rrugën e autobusëve sot.
Në videot që kanë dërguar qytetarët në redaksinë e Insajderit, në vendngjarje shihen edhe policia.
Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” kishte njoftuar se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.
Përkundër reagimit nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se vendimi është ligjor.