Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka deklaruar se do të ketë qindra vendime të tjera që do të vijnë nga Gjykata Komerciale për vendimin e ZRrE-së.Sipas tij, e vetmja mundësi ligjore në këtë fazë ka qenë që bizneset të paraqesin padinë në mënyrë individuale.
“ Sot e kemi rastin e dytë, aktvendimin e dytë që ka ardhur prej Gjykatës Komerciale do të ketë edhe qindra vendime të tjera që do të vijnë prej Gjykatës Komerciale për arsye se ne si Odë Ekonomike nuk kemi pasur mundësi ligjore dhe pse kemi kërkuar, mirëpo na është udhëzuar nga avokatët e Odës dhe avokatë partner të Odës që i kemi jashtë Odës, që nuk ka mundësi Oda në mënyrë kolektive të përdorë bizneset me ushtrua padi, e vetmja mundësi ligjore në këtë fazë ka qenë të shkojnë bizneset në mënyrë individuale për arsye se ka qenë vetëm një njoftim, as vendim – aktvendim administrativ nuk ka qenë nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike”, ka deklaruar ai në Tëvë1.
Madje, ai ka kërkuar nga ZRrE-ja që të tregohet profesionale dhe transparente.
Ndërkohë, Rafuna ka treguar se dëmi material i bizneseve ka qenë që disa kanë hekë dore prej planifikimeve për investime dhe disa të tjerë kanë filluar me investime por iu është dashur ta ndërprenë.Ndryshe, kryetari ka paralajmëruar protestën e radhës nëse s’do të ketë reagim nga Qeveria apo nga Zyra e Rregullatorit.
“Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike duhet të tregohet profesionale që është dashtë me kohë para 1 qershori me u tregua shumë profesionale dhe të tregohet profesionale pa emocione, transparente dhe ta merr një vendim ku do ta pezullojë për të gjitha kompanitë. Jemi duke iu ndihmuar bizneseve që një nga një si subjekt me ushtrua padi ndaj njoftimit apo aktit të ZRrE-së. Dëmi real ose material i bizneseve ka qenë që kanë hekë dorë prej planifikimeve për investime ose kanë filluar investime dhe është dashtë me ndërprerë investimin….nuk përjashtohet prapë protesta e radhës ku jemi në konsultim me bizneset dhe do të shohim se nëse këto ditë nuk do të ketë reagim nga ana e Qeverisë apo nga Zyra e Rregullatorit , ne prapë do ta kemi protestën e ashpër”, ka theksuar ai.