Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takua me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ku u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e shkëmbimeve tregtare mes bizneseve të të dyja vendeve.
Një nga temat kryesore të takimit ishte roli i diasporës si një faktor i rëndësishëm ekonomik, me potencial të madh për zhvillimin e tregut dhe investimeve në rajon.
Gjithashtu, në komunikatën për media thuhet se u trajtua çështja e funksionalizimit të Gjykatës së Arbitrazhit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si një mekanizëm i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe rritjen e sigurisë juridike për investitorët, transmeton Klankosova.tv
Të dy kryetarët u dakorduan për organizimin e takimeve të rregullta dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe integrimin më të gjerë të bizneseve në tregun rajonal.