Live

Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

16:13 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharem Dina”, nga data 17 deri më 19 prill 2025, në orarin 08:00 deri në 16:30.

“Gjatë kësaj kohe, luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e vonesave dhe pengesave në qarkullim”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua