Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Kuçovës.
Rama theksoi në fjalën e tij se vetëm nën qeverisjen e Partisë Socialiste, drejtësia në Shqipëri është bërë e pavarur nga politika.
Rama kërkoi një fitore të madhe në 11 maj për të vijuar reformat dhe siç tha ai, rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Shqiptarët nuk panë një njeri me pushtet që të dalë para gjyqit. Drejtësia ka qenë në zyrën e të parit të qeverisë. PS çarmatosi veten, dorëzoi shpatën dhe tërhoqi duart nga sistemi i drejtësisë, duke e kthyer barazinë para ligjit në një fakt”.
“Çadra e PD ka qenë që drejtësia mos të merrte pushtet. Na duhet drejtësi që të godasë majtas e djathtas. Barazia para ligjit është themelore për të dërguar Shqipërinë si zonjë në sallonin e Europës”, tha Rama mes të tjerash.