Live

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

20:08 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Edi Rama, tha se, me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Por sot ajo çështje është e kapërcyer, dhe jemi në  marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke.

“BE na ka caktuar një kalendar 3 vjeçar për të bërë negociatat. Nuk e kanë patur kurë vendet e tjera një kohë kaq të shkurtër. Atëherë Komisioni do t’i çoj të gjitha shteteve anëtare dhe Greqisë që me Shqipërinë mbaruam dhe gjithçka është gati dhe atëherë në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare, do të votohet për të marrë Shqipërinë anëtare të BE”, tha Rama.

Duke folur për marrëdhëniet me Greqinë, Rama e cilësoi absurditet ligjin e luftës.

“Duhet ta dini që me kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm. Kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve për të cilat kemi pasur dakordësi, përshembull për ato çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për t’i sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur dhe ne i kemi zgjidhur dhe është pozitive”, tha Rama.

Kemi patjetër në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e Luftës, sepse është absurditet. Ne jemi dy popuj shumë të afërt, jemi dy vende aleate në NATO.  Në dokumentin tonë të politikës së jashtme Greqia është një partner strategjik sëbashku me Turqinë dhe Italinë dhe ne jemi në gjendje lufte, sepse ka një ligj absurd këtu që është ligji i luftës, dhe insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Dhe unë kam shumë besim, që edhe kjo, por edhe çështje të tjera të mbetura ku duhet thënë shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht, shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej dhe këndej kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur të gjithë dynjanë në sherr, dhe ne do t’ja dalim të ngrihemi mbi gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë në Athinë do të bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë, të hapet një epokë e re partneriteti strategjik, jo thjesht në kuptimin që kemi sot, por në kuptimin e një ndërthurje shumë më të fortë të punëve dhe të vetë njerëzve”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua