Live

Rama i përgjigjet komentuesit: Ma jep votën më 11 maj, të jap pasaportën e BE-së

08:55 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Duke u kthyer nga Fieri, kryeministri shqiptar Edi Rama u është përgjigjur ndjekësve në Facebook.

Njëri prej komentuesve i kërkonte me ironi Ramës që t’i thoshte kryeministres italiane Giorgia Meloni për të marrë pasaportën italiane.

Por, përgjigja e Ramës ishte e menjëhershme.

“Nuk kam pse i them Melonit për pasaportën italiane. E jotja nuk më duhet mbrapsht, se kam timen njësoj si tënden. Por ne të dy duhet të bëhemi bashkë më 11 maj dhe të futim Shqipërinë në BE brenda 2030-ës dhe marrim pasaportën europiane të Shqipërisë. Një pasaportë njësoj si Italia, Gjermania e francezja. Mos e mendo dy herë më jep votën më 11 maj dhe unë e PS do të japim pasaportën e BE-së”, u përgjigj kreu i qeverisë.

Shpërndaje në

U Kopjua