Live

Rama nderon me çmimin “Helmeta ilire” ish-oficerët britanezë për kontributin e dhënë në qershor të 99-s

13:57 / 13 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, nderoi me çmimin “Helmeta ilire” ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

“Është shumë mirë të jem këtu, Prishtina ka një impakt te ne. 20 nga shokët e mi kanë qenë në vitin 1999. Qyteti tash është i gjallë, urime juve dhe faleminderit”, tha ish-oficeri Geremy Rowen.

Ndërsa i pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është nderë për të t’i takojë ish-ushtarakët që ndihmuan në çlirimin e vendit.

“Kam nderin që sot kam batalionin që kanë ardh me na nderu janë njerëz që kanë hyrë të paret në Kosovë kanë dhënë kontributin më të madh që sot jemi të lirë dhe të tregojmë historitë tona. Pas 25 viteve i falënderojmë për vizitë, këta po na falënderojnë që nuk ua kemi hedhë poshtë mundin, në shenjë të respektit ua dhashë helmetën në emër të gjithë Kosovës dhe qytetarëve”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...