Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar takim me qytetarët në Berat ku ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputet për këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.
Rama atje tha Shqipëria është transformuar falë përfshirjes masive të grave dhe vajzave, ndërsa shtoi se nëse dikur Partia Socialiste kishte vetëm 12 për qind gra, sot ka 40 për qind gra, sipas tij më e mira është që kjo forcë politike të ketë 51 për qind gra dhe vajza.
“Dëgjova sot, vetëm me gratë po e mund Rama kënetën, por kaq shumë sa jeni ju sot këtu, gra dhe vajza për të dëshmuar përkushtimin tuaj në këtë betejë për historinë, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Por më shumë se çështje numrash kjo është çështje transformimi. Është transformimi që ka pësuar Shqipëria falë përfshirjes masive të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes”.
“Shqipëria që ne trashëguam ki9shte një problem shumë të madh se qëndronte me një këmbë se nuk i kishte gratë dhe vajzat. Partia Socialiste kishte vetëm 12 për qind gra, sot ka 40 për qind gra, por ne nuk duhet të ndalemi këtu, në do ecim me vendosmëri deri sa në PS të kemi 50 për qind gra dhe vajza. Madje unë besoj se më e mira është të kemi dhe një më shumë se burra dhe djem”, është shprehur Rama.