Live

Rama në Shkodër: S’më del e keqja deri sa të heqë inspektorët tatimor që shkojnë në dyert e bizneseve

15:29 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal sot në Shkodër në një bashkëbisedim me një biznes të vogël të rajonit për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.

Ndërsa prezantoi edhe në Shkodër paketën e “Paqes Fiskale”, Rama tha se nuk i del e keqja deri sa të heqë inspektorët tatimor që shkojnë në dyert e bizneseve.

“Me fiskalizimin u bë një hap i mirë në drejtim të formalizmit, por prapë ne e dimë shumë mirë, shqiptarë jemi të gjithë, unë mendoj se ne jemi më të besueshmit për të na përdor ata që vendosin rregullat për të na përdor ku është hilja, thuhet se ‘bëj ligjin dhe gjej hilen’, por ne jemi më të shpejtët, ne jemi të shpejtët. Del rregulli, hilja… të paktë tani nuk po mësojmë hilen para rregullit. Te fiskalizimet filloi hilja, historia e kuponëve dihet, kështu që ne tani po përgatisim dhe në qershor do hyjë një model i inteligjencës artificiale që do jetë kryeinspektori i Shqipërisë dhe do punojë me fiskalizmin, ndiqen nga inspektorët, por si mund t’i ndjekin miliarda transaksione që bëhen”.

“Ai i ndjek të gjitha dhe sinjalizon inspektorët për anomalitë dhe është i pamundur t’i ikësh dhe kështu nuk do ketë më inspektorë në biznese për të parë, por për të bërë ndërveprimin me kryeinspektorin artificial dhe për t’i çu biznesit sinjal që shiko rregullohu içik se të kapi ky. Mua nuk më del e kepja pa u largu hija e inspektorëve në dyert e biznesit’, tha Rama.

Në vazhdën e kësaj, Rama tregoi edhe një rast konkret kur inspektorë kishin shkuar në një pastiçeri në Durrës për ‘kontroll’.

“Më kujtohet një skenë me një grup inspektoresh, kishin shku te një pastiçeri dhe më shkruan ajo zonja e pastiçerisë, ‘o kryeministër a mund të më ndihmosh që këta inspektorët të largohen tani se po më mbarojnë akulloren’, dhe unë i çova një ikonë me të qeshur se thash ishte humor. S’ishte humor, katër veta në tavolinë. Ikën ata u pushuan, po ç’të shohësh, katër veta në tavolinë, kishin një tas të madh nuk e di ku e kishte gjet ajo, ata hanin nga tasi, kishin dhe ato letrat aty me demek… ç’a të të them. Më ka ngel në mendje”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua