Live

Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

20:23 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë në një tubim me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore sot në Sarandë.

Ai ka thënë se rruga e Shqipërisë është drejt BE dhe se këtë mund ta arrijë vetëm Partia Socialiste.

“Partitë e vogla janë për interesa të vogla. Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar dhe kaq e vërtetë është kjo, sa po të kthehesh mbrapa, PS mund të ketë bërë shumë gabime në këto 35 vjet , mund të ketë patur momente jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që ta ketë tradhtuar interesin kombëtar, asnjë, zero”.

“Prandaj na duhet fuqi, na duhet një mesazh i fortë, përtej shumicës së zakonshme, na duhet një mesazh që ne populli shqiptar e duam Shqipërinë në BE. 50.10 Kjo është shumë më tepër sesa një zgjedhje, kjo është një përmbushje e një misioni historik”, tha Rama, sipas TCh-së.

Shpërndaje në

U Kopjua