Live

Rama: Vetëm inteligjenca artificiale më mund

08:42 / 26 Mars 2025

Nga Kosova Live

Nga Lezha, ku prezantoi skuadrën e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, kryetari i PS, Edi Rama, foli për socialistë të reformuar dhe justifikoi ndonjë përjashtim, në listën e kandidatëve për deputetë.

“Ne jemi një forcë që çon gjërat përpara si askush tjetër. Së dyti, jemi të organizuar si askush dhe së treti, shikojeni këtu, këta janë kandidatët tanë, hiq Ulsiun, se ne jemi gjerdanë hudhrash për të mos na marrë mësysh. Ne jemi parti e re”, tha Rama.

Shpërfillje ndaj kundërshtarit që, sipas kryesocialistit, humbjen e ka rezervuar me listën e kandidatëve që Berisha ka hartuar. Por Edi Rama tregon se është dikush që mund ta mundë.

“E keni pa listën e istikam NB opozite që me tyre lidh dru më dru ,.. Ata po bëhen gati në 11 maj të thonë: vjedhje revolucion. Kështu siç po shkon puna, PS mund ta mundi vetëm ndonjë parti me inteligjencë artificiale, me deputetë me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

Me Lulzim Bashën ka tjetër kimi, e shprehur edhe në videot-replikë në rrjetet sociale. Fillimisht tregon se përse nuk e merr seriozisht dhe pastaj e miklon.

“Nuk tallem unë me të, por si them o zoti Basha, ai thotë o Rame, sikur kërkon ndihmë, Luli është më i miri i tyre, pavarësisht të gjitha atyre që kanë. Si Luli, ata nuk kanë për të pas. Në 2021, ata kanë arrit maksimumin me Lulim se për të na mund ne nuk kanë për të ndodhë”.

Nuk kursehet as me partitë e reja që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

“Ani, thonë se kanë dalë ca parti të reja. Çfarë të reja? 17 vetë që kanë dalë për dekriminalizim. Unë personalisht nuk mendoj se janë bashkëpunëtorë të krimit. Por janë nën verifikim, parti të reja, as ata s’e kanë ditur, me kukumjaçka, me individë, ne i kemi vuajtur vetë në të kaluarën”.

Shpërndaje në

U Kopjua