Kandidati për deputet nga AAK, Ramush Ahmetaj ka thënë se ndryshimin në Kosovë e bën Ramush Haradinaj.
“Ne besojmë se Ramush Haradinaj do ta sjellë ndryshimin, së bashku do ta kthejmë shpresën për një Kosovë më të mirë, ku të rinjtë janë krenar me punën e tyre, janë të lumtur në vendin tyre”, ka shkruar Ahmetaj.
“Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur së bashku më liderin tonë Ramush Haradinaj, që të rinjët të depërtojnë nëpër institucionet tona shtetërore, të kenë punë e të ardhme në Kosovë. Ju bëjë thirrje të gjithë të rinjëve të marrin kurajo e guxim të bashkohen me ne, në fitoren e madhe, sepse ne jemi të bindur që kur Rinia fiton, fiton e gjithë familja shqiptare, fiton Kosova”, ka shtuar tutje Ahmetaj.