Live

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

14:33 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Raportohet se mesditën e së premtes në qendër të Podujevës, disa të mitur janë therur me thikë.

Qytetarët kanë parë viktimat e plagosura duke u nisur me urgjencë drejt Qendrës Emergjente.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga sheshi ku ka ndodhur ngjarja, në të cilat shihen forca policore dhe shirita të vendosur për të siguruar perimetrin.

Kosovalive ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Shpërndaje në

U Kopjua