Live

Raportohet se është arrestuar një gjakovar në ShBA, dyshohet për një vrasje që e kishte bërë para 20-viteve në Kosovë

12:59 / 25 Maj 2023

Nga Kosova Live

Kosovari Dedë Lleshi,  i dyshuar për një vrasje në Gjakovë e cila ka ndodhur 20 vite me parë, është arrestuar sot në Amerikë.

Lleshi i cili u arrestua sot, akuzohej për vrasjen e cila kishte ndodhur me datën 12 korrik të vitit 2003 në fshatin Raçë, komuna e Gjakovës, ku viktimë kishte mbetur 47 vjeçari Nikollë Pren NIkollaj, i cili ishte vrarë me breshëri plumbash nga i dyshuari Ded Lleshi, nga fshati  Dol komuna e Gjakovës.

Ndryshe Dedë Lleshi  nga fshati Dol, Komuna e Gjakovës, në kohën kur ndodhi vrasja ishte vetëm 24 vjeçar dhe se pasi kishte kryer vrasjen, ishte arratisur dhe që nga ajo kohë ndodhej në arrati. Ndryshe vrasje dyshohet se ka ndodhur për motive të gjakmarrjes.

Shpërndaje në

U Kopjua