Live

Raportohet se ministri që u shkarkua nga Putini e ka qëlluar veten

18:56 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Roman Starovoit, ish-ministri i Transportit i Rusisë, raportohet se ka kryer vetëvrasje, njoftoi media “Izvestiya” duke cituar një burim të afërt.

Lajmi vjen pak ditë pas shkarkimit të tij nga presidenti Vladimir Putin të hënën e kaluar, një vendim i cili nuk u shoqërua me ndonjë arsyetim zyrtar. Starovoit kishte shërbyer si ministër për pak më shumë se një vit, pasi u emërua në maj të vitit 2024.

Para kësaj, ai kishte drejtuar rajonin Kursk për gati pesë vjet, një zonë kufitare me Ukrainën. Shkarkimi i tij befasues dhe ngjarjet pasuesit kanë shkaktuar spekulime në opinionin publik dhe mediat ruse.

Agjencia Reuters konfirmoi shkarkimin pa dhënë detaje shtesë mbi arsyet. Ndërkohë, hetimet për rrethanat e vdekjes së Starovoit pritet të vazhdojnë.

Shpërndaje në

U Kopjua