Protestat masive në kryeqytetin serb duket se nuk do të kalojë pa incidente, teksa një nga mbështetësit e regjimit kërcënoi me përdorimin e armës pas një përplasjeje me protestuesit.
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin Slavija dhe para Kuvendit të Serbisë, duke mbajtur 15 minuta heshtje në nder të 15 viktimave të tragjedisë që ndodhi pranë stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Ndërsa turma respektonte këtë moment solemn, sipas mediumit slloven “Delo“, disa individë të vendosur pranë një gardhi në afërsi të parkut nisën një përballje verbale me një grup të mbështetësve të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Tensionet eskaluan menjëherë pas përfundimit të minutave të heshtjes, kur një shpërthim i një mjeti piroteknik shkaktoi panik mes protestuesve, duke çuar në një moment kaotik, shkruan mediumi.
Sipas dëshmitarëve dhe forcave të sigurisë në terren, një nga mbështetësit e regjimit kërcënoi me përdorimin e armës, duke shtuar më tej frikën mes qytetarëve të pranishëm.