Live

Raportohet se s’ka asnjë të mbijetuar nga përplasja e avionit në Minesota

06:53 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një aeroplan i vogël ka shpërthyer dhe është rrëzuar në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite, duke shkaktuar tragjedi për pasagjerët që ndodheshin në bord.

Si pasojë e përplasjes, të gjithë pasagjerët në bord humbën jetën, raporton NBC News.

Shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park, Shawn Conway, ka njoftuar në një konferencë shtypi se ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në aeroplanin që u rrëzua.

Fatmirësisht, të gjithë njerëzit që ndodheshin brenda shtëpisë ku ra aeroplani kanë arritur të dalin të sigurt.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua